LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth arrestimit të shtetasve çekë në Poliçan – publikohet fotografia e njërit nga të arrestuarit

Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth arrestimit të shtetasve çekë në Poliçan – publikohet fotografia e njërit nga të arrestuarit

Katër shtetas çekë janë arrestuar sot në Poliçan të Beratit, pasi që të njëjtit ishin zënë duke fotografuar uzinën e armëve në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm.


“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas Gramshit, RENEA arreston katër shtetas çekë në Poliçan - të njëjtit ishin duke fotografuar uzinën e armëve
Lexo po ashtu Pas Gramshit, RENEA arreston katër shtetas çekë në Poliçan - të njëjtit ishin duke fotografuar uzinën e armëve

Më tej në njoftim thuhet se rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

“Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Euronews Albania ka siguruar fotografinë e njërit nga çekët e arrestuar teksa fotografonin uzinën e armëve në Poliçan. Ata kanë pohuar se janë turistë dhe nga kontrolli nuk u është gjetur asnjë send i paligjshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori