LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës emëron tetë drejtorë të rinj

Ministria e Kulturës emëron tetë drejtorë të rinj

Ministri Kulturës Asaf Ademi pas konkurseve të realizuara, ka emëruar drejtorë në tetë institucione nacionale me mandat të plotë për katër vite.

Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës, Gordana Zmejkovska është emëruar drejtore në Bibliotekën “Grigor Përçiçev” në Ohër, Maja Andonovska – Ilievska drejtore në Qendrën për kulturë në Manastir, ndërsa Roska Ilieva në Qendrën për kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë.


Për drejtor në Teatrin kombëtar në Manastir me mandat të plotë është emëruar Ivan Jerçiq. Bllagoja Atanososki – në Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeun e Prilepit, Boban Huseinovski në Muzeun e Gjevgjelisë, Vaso Ristov, është emëruar drejtor në Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe Erdoan Maksut do të drejtojë Teatrin e turqve- Shkup./Telegrafi/