LAJMI I FUNDIT:

Ministria e kulturës e Maqedonisë shpall konkurs për projekte kulturore për vitin 2017

Ministria e kulturës e Maqedonisë shpall konkurs për projekte kulturore për vitin 2017

Ministria e kulturës e Maqedonisë ka shpallur konkurs për projekte për vitin 2017 në sferën e veprimtarisë botuese, teatrale, folklor dhe muzikë skenike, arteve pamore, arkitekturës dhe dizajnit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesë e konkursit janë edhe sfera e trashëgimisë kulturore të patundshme, të tundshme dhe jomateriale kulturore.


Të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat juridik – institucionet kulturore (lokale ose private), shoqatat, lidhjet, asociacionet, si edhe personat fizik. Mjafton të plotësojnë kërkesën dhe ta dorëzojnë për sferën përkatëse.

Formularin për aplikim e gjeni në faqen zyrtare të internetit të kësaj ministrie, ndërkaq konkursi zgjat deri më 3 tetor të këtij viti./Telegrafi/