Ministria ruse e Punëve të Jashtme postoi një video në Twitter që dyshohet se tregon ushtarët ukrainas duke ndaluar një veturë që kalonte me civilë, më pas duke i fyer ata, frikësuar fëmijën në veturë dhe duke hapur zjarr paralajmërues.

Përbri videos së postuar, ministria ruse e Punëve të Jashtme shtoi një koment: “nazistët do të jenë gjithmonë nazistë”. Kur u zbulua se pamjet ishin të inskenuara, ‘tweet-i’ u fshi pa koment, transmeton Telegrafi.


Në video shihet një veturë ushtarake që parakalon një veturë civile, dhe e detyron atë të ndalojë. Dy ushtarë më pas dalin nga vetura.

Njëri prej tyre i afrohet veturës civile dhe fillon të ofendojë shoferin me fëmijën. Ai frikëson gruan, fëmija qan, ushtari më pas del nga vetura dhe hap zjarr paralajmërues.

2 74

"Një herë hajdutë, përgjithmonë hajdut. Ky është terrori në të cilin jetojnë ukrainasit. Ushtari e quajti gruan derr vetëm sepse ajo fliste rusisht", tha ministria ruse në një koment.

Megjithatë, vetë video ka disa lëshime. Platforma kërkimore GeoConfirmed, konfirmoi se videoja është xhiruar në rajonin e Donetskut dhe 30 kilometra nga linja më e afërt.

Kjo do të thotë, në vendet e kontrolluara aktualisht nga rusët. Ukrainasit nuk mund të jenë në videon e publikuar.

Ka devijime të tjera. Sipas Unian, rezultoi se vetura ushtarake ishte në të vërtetë ruse. Nuk u shkon as shiriti i verdhë që ushtarët mbajnë në krahë. Ukrainasit nuk e përdorin këtë ngjyrë për disa muaj.

Përveç kësaj, gjithçka është regjistruar nga kamera në veturë. Por Ukraina e ndaloi përdorimin e tyre menjëherë pas fillimit të luftës, në mënyrë që të mos zbulohen pozicionet e ushtrisë nga rusët.

Pasi kuptuan se videoja ishte e falsifikuar, Ministria e Jashtme ruse e fshiu postimin në Twitter pa dhënë ndonjë shpjegim.

Megjithatë, një regjistrim i videos së riprodhuar është aktualisht i disponueshëm, për shembull, në llogarinë e ambasadës ruse në Britani. /Telegrafi/