LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Integrimit, si zyre në Kryeministri ose dikaster për të rehatuar partnerët?

Ministria e Integrimit, si zyre në Kryeministri ose dikaster për të rehatuar partnerët?

Në disa raste Qeveria Hoti është kritikuar për shuarjen e Ministrisë së Integrimeve, ndërsa në këtë periudhë po flitet për idenë e kthimit të kësaj ministrie në rast se Partia Demokratike e Kosovës i bashkohet koalicionit qeverisës.

Ish-zëvendës ministri i Integrimeve Evropiane dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, thotë se nuk do të përbënte befasi kthimi i Ministrisë së Integrimit, në rast se PDK hyn në qeveri, ndërsa sipas tij në mungesë të këtij dikasteri Kosova ka dështuar ne proceset e integrimit.


“Kjo qeveri e cila nuk gëzon legjitimitet qytetar e as legalitet kushtetues së pari e ka shuar Ministrinë  e Integrimeve Evropiane. Prej se është në detyrë kjo qeveri nuk është bërë asnjë matje sa i përket shkallës së zbatimit të planit kombëtar sa i përket MSA-së. Agjenda e reformave evropiane që është dashur të përfundojë në vitin 2017, nuk është përfunduar as gjysma e saj”, deklaroi për RTV Dukagjinin zyrtari i Vetëvendosjes, Taulant Kryeziu.

Ndërsa Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike e Politike, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për mungesën e një strukturë përgjegjëse për reformat evropiane, përcjell Telegrafi.

“Riorganizimi i trupave qeveritare, shuarja e ministrive dhe krijimi i serishëm i tyre merr kohë. Qeveria Hoti gjatë 100 ditëshit të saj pos që ka miratuar koncept dokumentin për krijimin e agjencisë për integrimet evropiane, ne nuk kemi informacion se është bërë diçka në këtë drejtim. Kjo nënkupton se nuk ka pasur një strukturë të qartë përgjegjëse për reformat evropiane”, deklaroi Arbëresha Loxha.

Por, kryeministri Avdullah Hoti thotë se nuk do të kthehet ministria e Integrimit, por do të jetë një zyrë e veçantë, në Kabinetin e Kryeministrisë.

Ne raportin e progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bere progres të kufizuar sa i përket integrimeve evropiane./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori