LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Reshjet e borës gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja në rrugë është kryesisht e mirë, me përjashtim të rrugëve malore.


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel vendi është e mirë dhe janë të qarkullueshme.

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara në Ministria e Infrastrukturës janë të angazhuara në hedhjen e kripës dhe pastrimin e borës. Gjendja e rrugëve momentalisht në nivel vendi është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, tha për Telegrafin, Kadriu.

Ai ka shtuar se në pjesët malore të vendit ka vështirësi në qarkullim të komunikacionit.

“Në pjesët malore komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, mirëpo rrugët janë të kalueshme edhe aty. Në Prevallë, në Rugovë dhe në Bajgorë, këto tri vende i kemi ku komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, por në nivel të Kosovës rrugët janë të kalueshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori