LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës pritet të investojë 1.5 milionë euro në projekte infrastrukturore në Prishtinë

Ministria e Infrastrukturës pritet të investojë 1.5 milionë euro në projekte infrastrukturore në Prishtinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore për periudhën e vitit 2020-2021, projekte këto në vlerë prej 1 milionë e gjysmë euro.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumi Abdixhiku tha se do të investohet në urën e mbikalimit në hyrje të Prishtinës si dhe në kyçjen e rrethrrotullimit në Veternik.


“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për investime në hyrje të Prishtinës në saktësisht në rregullimin e përpjetëzes së Veternikut, ndërtimin e dy mbikalimeve për këmbësorë në hyrje të Prishtinës dhe në gjelbërimin e rrethrrotullimit në Veternik. Këto projekte janë të paraparë për vitet 2020-2021”, tha Abdixhiku, shkruan Telegrafi.

Abdixhiku bëri të ditur se kanë diktuar edhe për projektet të tjera, duke theksuar se bashkë me komunën do të
angazhohen që këto projekte të përfaqësojnë sa më mirë identitetin e Prishtinës por edhe hapësirën gjelbëruese të qytetit.

“Kemi paraparë formimin e një grupi punues i cili do ti sjell brenda edhe akterë të tjerë. Po besojmë që grupet do të përfundojnë punën brenda muajit të parë eventualisht të dytit pastaj shkojmë me shpallje të tenderit. Përkundër situatës me COVID-19, kemi marrë aprovim prej Ministrisë së Financave që këto projekte të mos ndërpriten. I gjithë ky projekt do të kushtojë 1 milionë e gjysmë euro”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se nëse punët shkojnë mirë gjithçka do të jetë gati brenda këtij viti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se në rrugën në Veternik kanë pasur telashe si shkak i shembjes së dheut, por do të përfundoj në një periudhë 40 ditore.

“Rruga e Veternikut që lidhet me Mitrovicën menaxhohet nga ministria e Infrastrukturës. Ne që një kohë kemi pasur telashe në shembjen e dheut, dhe me insistimin dhe gatishmërinë e ministrit presim që kjo pjesë të përfundohet brenda periudhës 40 ditore”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se besoj që shumë shpejt do ta gjejmë edhe zgjedhjen e ofruar nga ministria për lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me Arbërinë e po ashtu projektin tonë prioritar rrugën A dhe ndërtimin e kolektorit në atë pjesë të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori