LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë propozon rritje të tarifave për koncesionerët e xeheroreve

Ministria e Ekonomisë propozon rritje të tarifave për koncesionerët e xeheroreve

Ministria e Ekonomisë ka propozuar që të rriten tarifat që duhet t’i paguajnë koncesionerët e xehetarive për shfrytëzimin e hapësirave për eksploatimin e xeheve.

Siç tha ministri Kreshnik Bekteshi, koncesionerët për propozimin e tillë janë informuar, por së pari do të konfirmohet shkalla se sa do të rriten, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Si ministër jam pro për t’i rritur këto tarifa. Jam i bindur se kompensimet për këto baza duhet të ndryshohen dhe këto mjete të dedikohen për projekte për përmirësimin e ambientit jetësor, shëndetësisë dhe arsimit”, tha Bekteshi në konferencë për shtyp.

Ai tha se kompetentët në Ministrinë e Ekonomisë janë obliguar që të fillojnë procedurën për rritje të tarifës./Telegrafi/