LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë i propozon Qeverisë së RMV-së të shfuqizojë subvencionimin e energjisë elektrike për industrinë ushqimore

Ministria e Ekonomisë i propozon Qeverisë së RMV-së të shfuqizojë subvencionimin e energjisë elektrike për industrinë ushqimore

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri Propozim-vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore.

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, sipas analizave të tyre, një numër i madh i kompanive që shfrytëzuan energjinë elektrike të subvencionuar nga “EVM Shitje” me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë ushqimore.


Në bazë të analizave dhe të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë është që të hiqet masa për të gjitha kompanitë e sektorit ushqimor.

“Masa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 80 euro për megavat orë për kompanitë prodhuese të produkteve bazë ushqimore ishte e vlefshme nga 1 dhjetori 2022 deri më 30 prill 2023. Masa vlen për kompanitë që prodhojnë vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industrinë e mishit dhe shpendëve”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Qëllimi i kësaj mase, siç bëjnë me dije nga Ministria, ishte që kompanitë nga sektori i ushqimit të ulin çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori