LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë: Sistemi “Raven-Reçicë” do të mundësojë ujitjen e mbi 3.300 hektarëve hapësirë bujqësore

Ministria e Bujqësisë: Sistemi “Raven-Reçicë” do të mundësojë ujitjen e mbi 3.300 hektarëve hapësirë bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave punon në ndërtimin e sistemit të ujitjes “Raven – Reçicë”, i cili pritet të rrisë tokë bujqësore të ujitur në rajonin e Pollogut.

Nga Ministria kumtuan se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren punimet e ndërtimit të pishinës ku do të mblidhet uji, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Me këtë sistem të ujitjes do të ujitet hapësira bujqësore në anën e djathtë të autostradës Tetovë – Gostivar deri në fund të malit Sharr, gjegjësisht deri te zonat e urbanizuara të vendbanimeve në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, dhe Tetovës, duke filluar nga fshati Zdunjë  deri në Reçicë të vogël” kumtojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas tyre, me këtë sistem gjithashtu është parashikuar të përfshihet edhe hapësirë shtesë prej 300 hektarëve, që gjendet në autostradë Tetovë – Gostivar, në fshatit Sedllarcë e Epërme. Me këtë sistem të ujitjes, sipas tyre, do të ketë mbi 3.300 hektarë tokë bujqësore në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tetovës.

Shuma totale e investimit për realizimin e tubacionit kryesor është rreth 945 milionë denarë. Ndërtimi do të realizohet në dy fazë dhe pritet të zgjas pesë vite. Realizimi i këtij projekti kapital financohet me mjete të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, përmes Programit për mbështetjen financiare të zhvillimit rural./Telegrafi/