LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë pranon se kanabisi në serat e domatave është mbjellë me leje të Policisë

Ministria e Bujqësisë pranon se kanabisi në serat e domatave është mbjellë me leje të Policisë

Ministria e Bujqësisë u detyrua të heqë një video, ku duken disa bimë të dyshuara si kanabis në mes të perimeve të tjera në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë.

E njëjta video u përcoll për mediat, e montuar nga Ministria e Bujqësisë, por këtë herë pa pamje kanabisi në sfond.


Euronews Albania iu drejtua me një email Ministrisë së Bujqësisë, por reagimi erdhi përmes një njoftimi në faqen online, ku pranohet se është mbjellë kanabis për llogari të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për hetimet në lidhje me mbjelljen e farërave të bimëve narkotike.

Njoftimi shoqërohet me këtë shkresë të datës 4 maj të këtij viti të firmosur nga shefi i komisariatit të Policisë në Malësi të Madhe, Skënder Ndreka.

Bëhet fjalë për gjashtë fidanë kanabis të sekuestruara në Malësi të Madhe, për të cilat kërkohet trajtimi i këtyre fidanëve për t’i bërë gati për matjen e THC.

Nga kërkimet, kuptojmë se THC është tetrahidrocannabinol, përbërës psikoaktiv që gjendet tek kanabisi.

Shkresa shoqërohet edhe me shënimet me shkrim dore “të trajtohen këto bimë si perimet e tjera” si dhe nënvizohet se u morën në dorëzim bimët dhe do të trajtohen derisa t’i dorëzohen përsëri Policisë për analiza kimike.

Ministria thotë se kjo procedurë ndiqet që prej vitit 2010 dhe bëhet sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës.

Gjithashtu sqarohet se për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njëjtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Ministria reagoi edhe në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se pas publikimit të videos ku dukeshin bimët e kanabisit, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ka rënë zjarr,  Ministria pranon se ka patur zjarr, por në një sipërfaqe në distancë nga qendra, ku janë djegur mbeturina.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori