LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit të Serbisë me seli në Mitrovicë të Veriut

Ministria e Arsimit të Serbisë me seli në Mitrovicë të Veriut

Në Republikën e Kosovës llogaritet se janë mbi 100 shkolla me nxënës serbë, të cilët mësimin e vazhdojnë me literaturë e plan-program të Serbisë pa asnjë kontroll nga shteti jonë.

Kjo dëshmohet qartë edhe në një bisedë të cilën RTV Dukagjini e ka zhvilluar me drejtoreshën e një shkolle fillore në komunën e Parteshit. Ajo thotë se librat, planprogrami e gjithçka brenda shkollës menaxhohet nga Serbia, e madje në Mitrovicën e Veriut funksionon edhe zyra e Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën.


Komunat veriore nuk janë të vetmet në të cilat serbët zhvillojnë struktura e institucione paralele.

Jetë paralele zhvillohet edhe në komunat tjera në jug, lirshëm, pa asnjë pengesë nga institucionet e Kosovës.

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Rajonin e Anamoravës mësimi ka nisur më 1 shtator. Dallimi i këtyre nxënësve serbë me bashk-moshatarët e tyre shqiptarë është tek përmbajtja e librave. Ato sillen nga Serbia dhe kanë përmbajtje ndryshe

Në komunën e Parteshit, me vetëm 3 fshatra me 18 kilometra katrorë, me 478 banorë, mësimi zhvillohet sipas plan-programit të Serbisë.

Dëshmi e gjallë është ky incizim i bisedës me drejtoreshën e shkollës fillore “Dositej Obradovic”.

Gazetari: Qysh po shkon mësimi?

Drejtoresha: Nuk guxoj me fol për lajm prej Ministrisë (së Arsimit) prej Beogradit, sepse duhet me nënshkru ai (ministri) atje.

Gazetari: Do të thotë shkollat këtu nuk janë me Ministri të Arsimit të Kosovës por të Serbisë? Edhe me program edhe me libra?

Drejtoresha: Po edhe me libra edhe me krejt, krejt.

Gazetari: A keni problemi me i sjellë këtu librat këtu në Kosovë?

Drejtoresha: Unë mundem me të kallxu, por ju nuk guxoni me publiku. Nuk guxoj as unë, më vjen keq por nuk guxoj.

Biseda me drejtoreshën vazhdon edhe më tej, megjithëse insiston se na duhet leje.

Drejtoresha: Nëse doni me realizu reportazhin duhet me e lajmëru ministrinë atje në Mitrovicë.

Gazetari: A ka ndonjë zyrë atje?

Drejtoresha: Po po atje ka zyre, në Mitrovicë?

Gazetari: Do të thotë është zyre e Ministrisë së Arsimit të Serbisë në MItrovicë?

Drejtoresha: Po, po atje.

Në territorin e Kosovës, funksionojnë rreth 102 shkolla të nivelit të ulët dhe të mesëm të arsimit, sipas plan-programit të Serbisë.

Përmbajtja e librave është kritikuar vazhdimisht sidomos për Kosovën, librat e gjeografisë dhe historisë të cilat Kosovën e konsiderojnë pjesë të Serbisë me përmbajtje që përputhet që përkone me vitet e 90-ta.

Njohësit e fushës së Arsimit thonë se institucionet nuk e kanë asnjë pikë kontrolli mbi këto shkolla, të cilat funksionojnë duke e injoruar Republikën e Kosovës.

“Askund në asnjë legjislacion, pra as me Kushtetutë mësinxënia apo mësidhënia me planiprograme dhe kurrikulë të shteteve tjera”, ka deklaruar Rinor Qehaja, Instituti EdGuard.

Institucioni që e ka përgjegjësi fushën e arsimit po hesht për këtë realitet.

Që nga e hëna nga Ministria e Arsimit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ata janë pyetur se a kanë kontrolloj ose komunikimi me këto shkolle dhe a bëhet ndonjë kontroll i përmbajtjes së librave që vijnë nga Serbia. Asnjëra nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori