LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas: Krijuam mantelin që i bënë ushtarët tanë të padukshëm para armikut

Ministri ukrainas: Krijuam mantelin që i bënë ushtarët tanë të padukshëm para armikut

Ministri ukrainas i Transformimit Dixhital, Mihailo Fedorov prezantoi sot të ashtuquajturin mantelin e padukshmërisë, për të cilin ai pretendon se mund të fshehë ushtarët nga kamerat e imazhit termik dhe dronët.

Mantelet bllokojnë rrezatimin termik, duke e bërë gjoja ushtarin të padukshëm për armikun, transmeton Telegrafi.


Manteli u krijua nga Brave1, një projekt teknologjik mbrojtës i sponsorizuar nga qeveria ukrainase.

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë eliminimin e "dy rusëve nga një distancë prej 1,500 metrash" – me saktësi
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë eliminimin e "dy rusëve nga një distancë prej 1,500 metrash" – me saktësi

“Ata e kanë zhvilluar atë që nga viti 2015, kur synohej të përdorej nga snajperët dhe inteligjenca ukrainase për operacione speciale në Donbas në lindje të vendit”, tha për CNN Maksim Borjak, një nga krijuesit e mantelit.

Puna serioze në projekt u rifillua pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Manteli është bërë nga materiale që përdoren zakonisht nga zjarrfikësit.

Qëllimi është të parandalohet që ajri i nxehtë të dalë dhe të shfaqet në kamerat e imazhit termik, ndërsa sistemi i integruar i ventilimit ftoh ajrin e nxehtë brenda mantelit.

Borjak e quan një “sistem të thjeshtë” që peshon deri në 2.5 kilogramë. Mantelet janë rezistente ndaj shiut dhe jo të ndezshme.

Ai theksoi se ato ishin përdorur tashmë nga Brigada e 35-të e Marinës gjatë kundërsulmit të Ukrainës. Ministri Fedorov ndau gjithashtu një video që tregon “një mostër të përfunduar që u testua me sukses në terren”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Azia
Presidenti turk akuzon kryeministrin izraelit: Po imiton Millosheviqin dhe Karaxhiqin

Presidenti turk akuzon kryeministrin izraelit: Po imiton Millosheviqin dhe Karaxhiqin

Turqia
Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Kalo në kategori