LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Shëndetësisë, Ismaili: Ilaçin për shëndetësinë do ta gjejmë (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Ismaili: Ilaçin për shëndetësinë do ta gjejmë (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, mungesën e barnave, shërbimet që ofron shëndetësia vendore, reformat  e sigurimet shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili,  ka deklaruar se prioritet i tij mbetet që qytetari që të jetë me të gjitha shërbimet dhe që pacientët të mos presin me muaj për një tretman.


” Ilaçin do ta gjejmë. Jemi në fazën e diagnostifikimt. Ilaçi nënkupton se ne duhet të vëmë një menaxhim më të mirë, ta krijojmë një buxhet të qëndrueshëm për shëndetësi, një furnizim më të qëndrueshëm me barna, dhe një përgjegjësi më të madhe…”, ka deklaruar Ismaili në emisionin “Përballje”.

Ai ka thënë se e ka ditur se çfarë ministrie ka marrë për të drejtuar dhe se po punon për të përmirësuar gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.

Ismaili ka folur edhe për vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në QKUK nga bombolat e gazit.

“Ka qenë një realitet shumë i hidhur me të cilin jam përballur qysh në ditët e para…  Vdekjet të cilat kanë ndodhur janë në dorën e Prokurorisë. Ministria i ka bërë të gjitha ato që i ka pasur nën kompetencë. Inspektoratet tanë kanë qenë ata që e kanë gjetur shkaktarin se prej nga kanë ardhur këto vdekje… nuk kam ndonjë njoftim të ri nga Prokuroria sa i përket kësaj”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, përgjegjësit duhet gjetur zinxhirin që e ka krijuar këtë problem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori