LAJMI I FUNDIT:

Ministri Peci reagon pas akuzave ndaj Osmanit: PDK-ja më së paku ka të drejtë morale të flas për krimin dhe korrupsionin

Ministri Peci reagon pas akuzave ndaj Osmanit: PDK-ja më së paku ka të drejtë morale të flas për krimin dhe korrupsionin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PDK-së, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku tha se familja e presidentes Osmani po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.

Ministri Peci në një prononcim për Telegrafin tha se është për t’u habitur sesi është bërë diskurs i akuzës paga që i takon me ligj presidentes.


PDK: Familja presidenciale Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit
Lexo po ashtu PDK: Familja presidenciale Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit

“Është pak habitëse se qysh ka filluar me u bo diskurs i akuzës paga që i takon presidentes e që është pagë që i takon me ligj. Çdo pagë që i takon me ligj që është publike, as nuk përbënë shkelje e as krim, për dallim nga presidentët tjerë të cilët jo vetëm që i kanë shfrytëzuar pagat dhe askush nuk i ka akuzu, ne jemi dëshmitarë që po ngritën aktakuza sesi ish-presidenti prej nga vjen partia e zonjës në fjalë i ka shfrytëzu edhe milionat për me lobu për ndarjen e Kosovës, dhe ky është absurditet i llojit të vet”, tha Peci.

Ai akuzoi PDK-në se është ajo parti e cila ka instaluar krimin dhe korrupsionin për dekada të tëra.

“Unë jam ministër i bujqësisë dhe çdo veprim që po e marr në aspekt të reformës po e shoh krimin dhe korrupsionin që e ka instaluar PDK-ja me dekada në atë institucion. Nëse dikush më së paku ka të drejtë morale me diskutu për krimin dhe korrupsionin është PDK-ja”, u shpreh Peci.

Ndryshe lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Kupina ka shkruar në Facebook se presidentja Osmani pagën e saj e ka përdorë në funksion të afirmimit të Kosovën kudo në botë, përmirësimit të imazhit të saj, porse nuk ka lobuar në copëtimin e territorit të saj.

“Është nder për qytetarët e Kosovës kësaj radhe kanë një përfaqësim të denjë nga Presidentja Osmani.

Qëndrimi i deputetes së PDK-së përkoi me ditën kur Raporti rajonal i BIRN-it e nxjerr Zyrën e Presidentes Osmani, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kupina.

Kupina më tej ka kërkuar nga deputetja e PDK-së që të gjurmoj faktet e pastaj të flasë.

“E nderuar deputete, përpara se të konstatoni, gjurmoni faktet, pastaj nxirrni konkluzione të qëndrueshme, jo sa për të thënë. Sa për ta përmbushur nevojën e diskutimit, e aq më pak sa për t`u bërë lajm në media online!”, ka shkruar Kupina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori