LAJMI I FUNDIT:

PDK: Familja presidenciale Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit

PDK: Familja presidenciale Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit
Foto: Arkiv

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një mori kritikash ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Sipas tyre, familja presidenciale, Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit.

Deputetja e partisë më të madhe opozitare, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kjo familje po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.


“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro vetëm paga nga buxheti i Kosovës. Familja presidenciale e Vjosa Osmanit po e trajton Kosovën si monarki, përderisa kjo familja nga buxheti i shtetit brenda 1 viti merr para më shumë se çdo qytetarë i Kosovës. Nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kjo familje merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga vetëm për 1 vit, bashkëshorti i saj i cili tashmë është avancuar në diplomaci merr mbi 36 mijë euro paga për një vit. Pra familja presidenciale Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro gjatë një viti”, tha ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori