LAJMI I FUNDIT:

Ministri Peci apo ministri Rashiq – cili shpenzoi më shumë para për gjashtë-shtatë muaj?

Ministri Peci apo ministri Rashiq – cili shpenzoi më shumë para për gjashtë-shtatë muaj?

Udhëheqësit e ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe ata të ministrisë për Komunitete dhe Kthim, brenda gjashtë-shtatë muajve të parë të këtij viti, kanë shpenzuar në total 20 mijë e 218 euro.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me dy zëvendësministrat Imri Demelezi dhe Lazar Raduloviq, nga janari deri në korrik shpenzuan në total 14 mijë e 773.61 euro.


Kurse ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq së bashku me dy zëvendësministrat Gazmend Salijeviq dhe Mevlud Sinani, nga janari deri në qershor kanë shpenzuar 5 mijë e 444.95 euro.

Shpenzimet nga Ministria e Bujqësisë brenda shtatë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi përmes qasjes në dokumente publike, ministri i Bujqësisë, Faton Peci për dallim nga dy zëvendësit e tij, për shtatë muaj shpenzoi 2 mijë e 327 euro vetëm për udhëtime zyrtare përfshirë këtu bileta dhe shpenzime të tjera. Kurse Demelezi dhe Raduloviq nuk shpenzuan asnjë cent.

Sa para shpenzuan për gjashtë muaj ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Sallahu?
Lexo po ashtu Sa para shpenzuan për gjashtë muaj ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Sallahu?

Për dreka zyrtare jashtë vendit dhe brenda vendit, vetëm ministri Peci shpenzoi 1 mijë e 548 euro, kurse zëvendësministri Lazar Raduloviq shpenzoi 374 euro. Në total për dreka zyrtare jashtë vendit u shpenzuan 321.41 euro kurse brenda vendit u shpenzuan 1,601.95 euro, shkruan Telegrafi.

Shpenzimet nga Ministria e Bujqësisë brenda shtatë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për shtatë muaj shpenzuan 380 euro për telefon dhe 5 mijë e 425 euro për karburant. Vlen të theksohet se ministri Peci nuk ka shpenzuar asnjë cent për telefon, ndërkaq për karburant ai ka harxhuar 2 mijë e 718 euro, për shtatë muaj.

Shpenzimet nga Ministria e Bujqësisë brenda shtatë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Sa i përket mëditjeve, dy zëvendësministrat e Bujqësisë nuk shpenzuan asnjë cent, ndërkaq ministri Faton Peci mori plot 2 mijë e 141 euro. Ngjashëm ka ndodhur edhe me akomodimet e ministrit në udhëtime zyrtare ku ka shpenzuar 2 mijë e 574 euro, kurse Demelezi dhe Raduloviq shpenzuan zero euro.

Shpenzimet nga Ministria e Bujqësisë brenda shtatë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Në anën tjetër ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe zëvendësministri Mevlud Sinan, për dreka zyrtare shpenzuan 1 mijë e 365 euro nga janari deri në qershor.
Vetëm ministri Rashiq për dreka zyrtare shpenzoi 1 mijë e 115 euro.

Shpenzimet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi, sa i përket shpenzimeve për akomodim u harxhuan vetëm 805 euro. Këto para i shpenzoi zëvendësministri Gazmend Salijeviq.

Për mëditje nga drejtuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim nuk u shpenzua asnjë cent.

Shpenzimet për telefon nga Rashiq, Salijeviq dhe Sinani për gjashtë muaj u shpenzuan 693 euro, kurse për derivate 2 mijë e 580 euro. /Telegrafi/

Shpenzimet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori