LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa: Sot ua plotësuam edhe kërkesën e fundit qumështarëve

Ministri Mustafa: Sot ua plotësuam edhe kërkesën e fundit qumështarëve

Pas protestave të qumështarëve, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.

Mustafa përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ministria që ai drejton ka ngritur subvencionet për fermerët që kultivojnë gjedhe.


Ai thotë se sot Ministria e Bujqësisë ka plotësuar edhe kërkesën e fundit të sektorit të qumështit duke ndaluar importimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur.

Kujtojmë shumë fermerë të Kosovës tash e disa ditë janë duke e derdhur qumështin për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.

Postimi i plotë

– Që nga qershori kam takuar disa herë prodhuesit, grumbulluesit dhe përpunuesit e qumështit për të koordinuar gjetjen e zgjidhjes së tejkalimit të sfidave të tyre sivjet në mungesë të hotelierisë, organizimeve dhe diasporës. Kemi koordinuar edhe takime të përbashkëta me MTI-në dhe AUV-in.

– MBPZhR kemi rritë subvencionimin e lopëve & buallicave qumështore nga 70 në 85 euro dhe të deleve & dhive nga 15 në 20 euro. Me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike do i rrisim ende. Subvencionojmë litrën e qumështit sipas cilësisë: 6 cent Klasa Ekstra, 4 cent Klasa 1 dhe 2 cent Klasa 2. Ndër subvencionimet më të mëdha në rajon!

– Kërkesa kryesore e sektorit të qumështit është ndalimi i përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit.

– Sot MTI ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importimit dhe përdorimit të vajit të palmës në produkte të qumështit.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës SHIQK
Fermerët Kosovar të Qumështit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë