LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa infektohet me coronavirus

Ministri Mustafa infektohet me coronavirus

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa është infektuar me coronavirus.

Mustafa ka thënë se ndjehet mirë me shëndet, duke shtuar se këto ditë do të jetë në izolim, transmeton Telegrafi.


“Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv. Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar. Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin”, ka shkruar Mustafa.

Ministri ka falënderuar punonjësit shëndetësor për punën e tyre, dhe ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për COVID-19.

“Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë. Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 637 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 768. /Telegrafi/