LAJMI I FUNDIT:

MMPH: Të gjithë ata që ndezin goma për 1 maj, do të dënohen me 100 euro

MMPH: Të gjithë ata që ndezin goma për 1 maj, do të dënohen me 100 euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve 1 maji, ka bërë apel tek qytetarët që të mos bëjnë ndezjen e gomave dhe gjësendeve tjera që ndotin mjedisin, transmeton Telegrafi.

Ministri Matoshi ka kërkuar zyrtarisht nga komunat dhe Policia e Kosovës, që të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive të tilla negative dhe ndaj personave të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat të shqiptohen masat ndëshkuese konform udhëzimit administrativ nr.06/2018 për ndëshkimet me gjobat mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.


Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, paralajmërohen ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma.

Sipas ligjit për mbrojtjen e ajrit ndalohen rreptësisht djegia e gomave. Po ashtu edhe udhëzimi administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore ndalon rreptësisht djegien e gomave, gjegjësisht dënimi për djegie të gomave është 100 euro.

Tutje në komunikatën e MMPH thuhet se, ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme  shkakton probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Dhe se ndezja e zjarreve të tilla, bartë me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe për imazhin e Republikës së Kosovës.

Ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron dënimin e të gjithë atyre që ndezin goma me rastin e kësaj dite, si në çdo ditë tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori