Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se që nga marrja e detyrës së tij fokus të veçantë i ka kushtuar konsumatorit.
Ai ka thënë se janë çdo ditë në terren për të parë nga afër se çka po u servohet qytetarëve për konsum dhe nevoja të ndryshme.
“Në tregun tonë kanë qarkulluar shumë mallra të cilat nuk kanë pas ndonjë deklaracion të mirë të shtetit nga vjen dhe që nga marrja e detyrës sime kemi pasur shumë inspektime të cilat kanë dhënë efekte pozitive. Kemi larguar dhjetëra produkte nga tregu vendor dhe kemi nxjerrë disa vendime që shkojnë në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për televizionin publik.
Më tutje, ai ka thënë se në këtë linjë është edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës, sepse ka pasur plot produkte të cilët janë shitur me deklaracion se kanë përmbajtje të qumëshit dhe në fakt ato kanë pas vetëm përmbajtje të vajit të palmës.
Krasniqi ka folur edhe për importimin e produkteve nga Serbia, duke thënë se statistikat flasin së ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia, gjithmonë duke i krahasuar me periudhat tjera vjetore.
Ministri që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pandemia ka goditur çdo sektor në vend dhe njëri ndër ta është edhe gastronomia.
Ai thotë se po luan rolin e avokatit të bizneseve duke i mbështetur në kërkesat e tyre dhe se po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve.
Krasniqi shpreson se me kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët dhe biznesët ta ndjejnë dorën e shtetit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre