LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Nuk do t’i ofrojmë ndihmë Afganistanit nëse zbatohet ligji i Sheriatit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Nuk do t’i ofrojmë ndihmë Afganistanit nëse zbatohet ligji i Sheriatit

Gjermania nuk do ta mbështesë Afganistanin financiarisht nëse talebanët fitojnë pushtet të plotë mbi vendin dhe zbatojnë ligjin e Sheriatit.

Kështu ka paralajmëruar ministri i Jashtëm, Heiko Maas për transmetuesin ZDF të enjten, përcjell Telegrafi.


“Ne ofrojmë 430 milionë euro (505 milionë dollarë) çdo vit – nuk do të japim asnjë qindarkë tjetër nëse talebanët marrin vendin dhe futin ligjin e Sheriatit”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, pavarësisht rezistencës nga forcat qeveritare afgane në disa qytete, kryengritësit po marrin vrull.

Ata kanë marrë pikat kryesore në të gjithë vendin, përfshirë qytetin juglindor të Ghazni të enjten, kryeqyteti i dhjetë krahinor në një javë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, talebanët mund të jenë në gjendje të shtyjnë avantazhin e tyre, gjë që mund të çojë në rënien e kryeqytetit, Kabul, brenda 90 ditëve.

Disa vende të BE -së, ndërkohë, janë të shqetësuar për një rritje të mundshme të numrit të azilkërkuesve në Evropë për shkak të përkeqësimit të situatës në Afganistan.

Gjermania, Austria, Belgjika, Holanda, Greqia dhe Danimarka u përpoqën t’i bëjnë presion Komisionit Evropian që të lejojë dëbimin e emigrantëve afganë pavarësisht trazirave të mëdha në vend, por disa e ndryshuan pozicionin e tyre të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori