0Shares

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me heqjen e listës së pritjes. Në AKPPM, është hequr lista e pritjes për banderola, duke bërë kështu që të gjitha barnat të dalin në treg pa vonesa dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për to, të mund ti marrin ato në kohë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Të gjitha kompanitë të cilat aplikojnë për marrjen e banderolave për barna në AKPPM, nuk do të kenë më nevojë të presin disa muaj por ato do ti marrin brenda 24 orëve. Asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund ti marrin ato në kohë”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)