LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Ekonomisë: G7-ta refuzon të paguajë energjinë ruse me rubla

Ministri gjerman i Ekonomisë: G7-ta refuzon të paguajë energjinë ruse me rubla

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka thënë se G7-ta është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Rusisë që të paguajë me rubla për energjinë ruse.

Habeck u tha gazetarëve të hënën se “të gjithë ministrat e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara janë pajtuar se pranimi i kësaj kërkese do të ishte shkelje e kontratave ekzistuese”.

“Pagesa me rubla nuk është e pranueshme dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të prekura nga kërkesa e presidentit rus, Vladimir Putin të mos e zbatojnë atë”, tha Habeck pas një takimi online me ministrat e G7-së.


Ky reagim vjen pasi Putin urdhëroi Bankën Qendrore të Rusisë, Kremlinin dhe Gazpromin që deri më 31 mars të prezantojnë propozimet për pagesën e gazit me rubla ruse nga “shtetet jomiqësore”, përfshirë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Putin i kërkon Gazpromit që pagesat e gazit nga shtetet që e blejnë ta paguajnë në rubla
Lexo po ashtu Putin i kërkon Gazpromit që pagesat e gazit nga shtetet që e blejnë ta paguajnë në rubla

Kremlini po ashtu është shprehur se Rusia po punon për metodat e pagesave për eksporteve të saj të gazit dhe do të ndërmarrë vendime karshi vendimit të evropianëve që po refuzojnë të bëjnë pagesa me monedhën kombëtare ruse.

“Ne nuk do t’i furnizojmë falas me gaz, kjo është e qartë”, pati reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ditë më parë, Putin pati thënë se Rusia do të zbatonte ndryshime dhe do të ndalonte së pranuari pagesa në valutat që “janë kompromentuar”. Ndërkaq, më 25 mars, gjatë një takimi të liderëve të BE-së, nuk pati një qëndrim të përbashkët për këtë kërkesë të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori