LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi premton zgjidhjen e çështjes së ujërave të zeza në TKK dhe BKK

Ministri Gashi premton zgjidhjen e çështjes së ujërave të zeza në TKK dhe BKK

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për të inspektuar objektet e këtyre dy institucioneve kombëtare të kulturës.

Ministri ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga ujërat e zeza në hapësirat e nëndheshme të tyre.

“Ju bëj thirrje institucioneve dhe kompanisë së ujësjellësit të marrin seriozisht punën. Aty është edhe ora e rrymës dhe kemi mundësi që të krijohet problem më i madh”, u shpreh ndër të tjera ministri.


Edhe në vizitën që realizoi në Bibliotekën Kombëtare, ai theksoi se në qershor do të bëjnë një plan konkret për ta zgjidhur problemin e ujërave të zeza, kanalizimit dhe evitimin e lagështisë në hapësirat ku janë të ruajtura ekzemplarët.

“Dimrin që vjen Biblioteka nuk do ta ketë më problemin e kanalizimit dhe lagështisë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes së vendosjes së përhershme në objektin e vet të Baletit të Kosovës.

“Jemi në fazën fillestarë të ndërtimit të një objekti të ri të operës pjesë e saj do të jetë edhe baleti”, ka thënë ai. /Telegrafi/