LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Financave paralajmëron rritje të çmimit të derivateve të naftës

Ministri i Financave paralajmëron rritje të çmimit të derivateve të naftës

Sipas propozim-buxhetit për vitin 2018 që e prezantoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikohet që rritja e akcizës së naftës për 3 denarë do të sjellë të ardhura më të mëdha dhe impakt serioz mbi ekonominë.

Sipas tij, efektet kryesore që do të sjellë rritja e akcizës ndërlidhen me rritjen e të ardhurave buxhetore më të mëdha për finansim të harxhimeve të reja. Përpos kësaj, me këtë do të ketë përafrim me standardet evropiane, si dhe do të mundësohet mbrojtje shtesë e ambientit jetësor.


Rritja e akcizave për dizelin, sipas ministrit të Financave, do të ketë impakt serioz mbi ekonominë, që sipas projeksionit të Qeverisë për inflacionin është 1,7 për qind, duke përfshirë edhe pritjet për zhvendosjen e akcizës. Kjo përqindje, tha Tevdovski, është tejet korrekte dhe nuk duhet të brengos askënd.

“Ajo që më së shumti i intereson opinionit është se edhe me rritjen e paraparë të akcizës, praktikisht çmimi i dizellit në Maqedoni do të jetë edhe më tej më i ulët në rajon. Momentalisht është 1.8 euro, e dyta më e ulëta pas Kosovës, me 1 euro dallim, pra përsëri do të jemi në vendin e dytë, pas Kosovës”, tha Tevdovski.

Sa i takon shfrytëzuesëve buxhetor, ai tha se e kanë përfundunuar procesin e bisedmimeve me të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe njoftoi se kërkesat e tyre janë shumë të mëdha.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Drejtësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Kalo në kategori