LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi vizitë në Tiranë 

Ministri Bytyqi vizitë në Tiranë 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është pritur nga ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla me të cilën kanë biseduar për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Ministrat Bytyqi dhe Nikolla janë pajtuar që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin sa i përket kurrikulave të përbashkëta, ndërsa bënë të ditur se të dy vendet do të angazhohen edhe në integrimin e përbashkët të sistemit të arsimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Bytyqi, me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij për angazhim të përbashkët edhe sa i përket përmirësimit të kualitetit në arsim.

“Jemi të interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin i cili tashmë ka dhënë frytet e para të një bashkëpunimi serioz. Është filluar një bashkëpunim i mirë në fushën e kurrikulave, të cilat po zbatohen në të dy vendet. Kemi akoma për të bërë edhe sa i përket ngritjes së cilësisë. Jam në dijeni lidhur me sfidat që vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit të arsimit, por me një angazhim të përbashkët do të tejkalohen të gjitha problemet”, është shprehur Ministri.

Ndërsa, ministrja Nikolla pasi ka uruar ministrin Bytyqi për marrjen e detyrës së ministrit, ka thënë se, Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe më tutje traditën e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave të mira në arsim, këmbimit të profesorëve, ekspertëve dhe bashkëpunime në aspekte të tjera të cilat ndërlidhen me standardet e cilësisë në arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori