LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi mori pjesë në debatin me temë ”Rëndësia e organizimit dhe sfidat e edukimit parashkollor”

Ministri Bytyqi mori pjesë në debatin me temë ”Rëndësia e organizimit dhe sfidat e edukimit parashkollor”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , mori pjesë në debatin e organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim me temë” Rëndësia e organizimit dhe sfidat e edukimit parashkollor” në ët cilin ishin të pranishëm edhe deputetët (anëtarë të këtij komisioni) dhe përfaqësues të institucioneve parashkollore,përfaqësues të Institutit Pedagogjik të Kosovës,përfaqësues të GIZ-it, Save the Children, etj.

Me këtë rast ministri Bytyqi fillimisht ka përgëzuar Komisionin Parlamentar për Arsim , për organizimin e kësaj tryeze e cila ka të bëjë me kategorinë e parashkollorëve, e cila është tejet e rëndësishme, të cilës duhet ti kushtojmë kujdes të veçantë për arsye se këtu do të jetë edhe baza e synimit tonë të përbashkët që ta ngrisim cilësinë në arsim.


“Nëse ne do të arrijmë që në fazën fillestare të fëmijëve tanë moshës 0-6 vjeçare të krijojmë kushte dhe gjithëpërfshirje që fëmijët të fillojnë një edukim çfarë e meritojnë sot në Kosovë, shumë më lehtë do ta kemi edhe në nivelet tjera të sistemit arsimor në Kosovë “, tha ministri Bytyqi .

Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se MAShT do të angazhohet që të hartoi një legjislacion të qëndrueshëm, por do të insistoi edhe për një angazhim të përgjithshëm, në mënyrë që të krijojmë kushte që të kemi një edukim gjithëpërfshirës, në veçanti moshën e fëmijërisë së hershme, një edukim i cili do të jetë në nivelin e duhur dhe me standarde evropiane.

Ministri Bytyqi , po ashtu tha se në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Arsimit 2017 /21 është edhe gjithëpërfshirja e fëmijëve në moshën e re, ndërsa tha se tani jemi në fazën e draftimit të koncept dokumentit për projektligjin për edukimin e fëmijëve në moshën e hershme.

Më tej, ministri Bytyqi theksoi se është duke u hartuar edhe drafti për kurrikulën bërthamë për moshën 0-5 vjeç, për hartimin e të cilit janë angazhuar ekspertë vendor e ndërkombëtar.

MAShT ka për objektiv edhe trajnimin e stafit profesional të edukatoreve për moshën 0-3 vjeçar (rreth 100 sish ) gjë që do të ndodhë gjatë periudhës prill –nëntor të këtij viti, si dhe trajnimi i edukatorëve moshën 3-5 vjeçare, që planifikohet të zhvillohet gjatë periudhës korrik – gusht 2018, ku do të përfshihen 7 institucione publike .

Në fund, ministri Bytyqi vlerësoi se të gjitha këto flasin për synimin e përgjithësim që edukimi parashkollor të ofroj shumëllojshmëri të programeve, nivel të lartë profesional të punës me fëmijë, mundësi të shumta për zhvillimin optimal të fëmijëve tanë në moshën e re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori