LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi dhe drejtorët komunal të arsimit diskutojnë për zëvendësimin e orëve të humbura

Ministri Bytyqi dhe drejtorët komunal të arsimit diskutojnë për zëvendësimin e orëve të humbura

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka takuar drejtorët komunal të arsimit, me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.

Bytyqi dhe drejtorët e arsimit diskutuan mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim.


Në njoftim thuhet se pas diskutimeve të shumta dhe sugjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompensimin e orëve të humbura.

“Po ashtu, me përgjegjësit për arsim në komuna biseduam rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor. Theksova se vendimi duhet të zbatohet në tërësi në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe kërkova raporte nga DKA-të rreth zbatueshmërisë së këtij vendimi”, tha Bytyqi.

Ai tha se rreth kësaj çështje ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese dhe do të bëhen publik të gjithë emrat e shkollave, të cilat nuk marrin masa rreth zbatimit të këtij vendimi.

“Gjithashtu, i përgëzova komunat, të cilat janë duke e zbatuar vendimin, në veçanti komunën e Hanit të Elezit, komunë në të cilën në dy ditët e para të hyrjes në fuqi të vendimit, janë konfiskuar rreth 60 telefona. Me drejtorët e arsimit diskutuam edhe për përgatitjet për Maturën 2019, me ç’rast paralajmëruam fillimin e debateve nëpër komuna, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të jetë sa më i organizuar dhe të nxirren rezultate sa më reale”, tha ai.

Bytyqi tha se ka kërkuar vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla.

“Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore. Rreth kësaj, në këtë takim vendosëm që të vendosen kutitë e ankesave në të gjitha institucionet arsimore, të cilat fillimisht do të menaxhohen nga Inspektorati i Arsimit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori