Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli dhe Gloria La Cava, udhëheqëse e ekipit nga Washingtoni, për projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e përkrahjes së të rinjve dhe grave ndërmarrëse, me qëllim të fuqizimit ekonomik të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ministri Besim Beqaj është shprehur shumë i kënaqur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.
“Përkrahja e të rinjve ndërmarrës dhe fuqizimi i tyre ekonomik është prioritet i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve që do të jetë shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik të bazuar në ekonomi të dijes”, tha ministri Beqaj.
Ai e siguroi mysafirët se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë partner kryesor i Bankës Botërore për këtë projekt.
Qëllimi i projektit “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”, është fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i përfshierjes sociale dhe ekonomike i grave nga të gjitha rajonet e Kosovës nga mosha 16 deri në 29 vjeç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'