LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj mban ligjëratë para studentëve të AUK-ut

Ministri Beqaj mban ligjëratë para studentëve të AUK-ut

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar “R.I.T Kosova” ku ka mbajtur ligjëratë para studentëve të AUK-ut dhe ka bashkëbiseduar me presidenten e këtij institucioni edukativ dhe arsimor Sharon Y. Hart.

Ministri Besim Beqaj në ligjëratën e mbajtura para studentëve, i ka informuar ata për objektivat dhe planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe për të ardhmen ekonomike të vendit, në prizmin e përkrahjes dhe avancimit të ekonomisë digjitale.


Edhe para studentëve të AUK, ministri Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e Kosovës është rinia e shkathtë dhe e edukuar e Kosovës, e cila sipas Beqaj po lëvizë më shpejt se sa institucionet, në trendët globale të ekonomisë dhe teknologjisë.

“Kosova do të bëhet qendër rajonale e promovimit të inovacionit me të rinjtë e saj që posedojnë shumë shkathtësi dhe të cilët janë e ardhmja ekomomike e Kosovës”, tha ministri Beqaj para studentëve të AUK.

Ministri Besim Beqaj gjatë vizitës në AUK ka bashkëbiseduar me presidenten e këtij institucioni DR. Sharon Y. Hart, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ministri Beqaj e ka njoftuar Hart me aktivitet e Ministrisë së Inovacionit, objektivat programore dhe planet për të ardhmen. Në fokus të takimit ishte gatishmëria e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahje të të rinjve me ide inovative dhe bashkëpunimi me donatorët për rritjen e fundit për inovacion dhe ndërmarrësi. /Telegrafi/