LAJMI I FUNDIT:

Ministrat serbë duartrokasin për “Kosova është zemra e Serbisë”, por Qeveria për ta s’ka qëndrim (Video)

Ministrat serbë duartrokasin për “Kosova është zemra e Serbisë”, por Qeveria për ta s’ka qëndrim (Video)

Sjelljet e ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, të cilët vazhdojnë t’i duartrokasin thirrjeve “Kosova është Serbi”, për deputeten e LDK-së Vjosa Osmani është e papranueshme.

Madje, ajo kërkon nga institucionet e vendit, që t’i marrin seriozisht rastet e tilla dhe të kërkojnë nga ministrat serbë, që sjelljet e tyre të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe të mos vazhdojnë një injorim total të shtetit të Kosovës, ashtu siç kanë bërë deri më tani.


Megjithatë, Qeveria nuk ka ndonjë qëndrim konkret për këtë sjellje të anëtarëve të saj që vijnë nga Lista Serbe dhe se në shumë raste e përdorin fjalën “Kosmet” në vend të Kosovës.

Reagimi Osmanit ka ardhur pas publikimit të një videoje nga KosovaPress ku tre anëtarë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb, në një solemnitet të organizuar në veriun e Mitrovicës, shihen duke duartrokitur derisa pjesëmarrësit që janë tifozë të ekipit të reprezentacionit serb në vaterpolo brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në këtë solemnitet shihet se kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Deputetja Vjosa Osmani thotë për KosovaPress, se sjellja e ministrave serb nuk përbën befasi, për cilindo që ka përcjellë aktivitetin e ministrave që vijnë nga Lista Serbe, duke pasur parasysh lojalitetin e vazhdueshëm, që ata kanë treguar ndaj shtetit fqinj Serbisë. Ndërsa thotë se përfundimisht ka ardhur koha, që institucionet e vendit të kërkojnë nga ministrat në fjalë, që të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

E, Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës thotë se Qeveria e Kosovës, nuk ka një qëndrim konkret rreth kësaj që ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Ndërsa, thotë se duhet të punohet më shumë në marrëdhëniet ndëretnike dhe përmirësimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori