LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e Jashtëm të NATO-s thonë se mbeten të bashkuar kundër çdo aksioni të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s thonë se mbeten të bashkuar kundër çdo aksioni të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s thanë të premen se mbeten të bashkuar kundër çdo aksioni të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë dhe sinjalizuan se shumë kërkesa të sigurisë të bëra nga Kremlini ishin të papranueshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të 30 ministrat zhvilluan një video-telefonatë përpara negociatave SHBA-Rusi në Gjenevë të hënën, që do të pasohet nga një takim NATO-Rusi në Bruksel dhe bisedime më të gjera në Vjenë, të nxitur nga kërkesa e Moskës për garanci sigurie.


“Ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve të NATO-s riafirmuan unitetin tonë në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës në seancën e sotme të jashtëzakonshme”, tha misioni i SHBA-së në aleancën Atlantike.

Rusia ka vendosur një numër të madh trupash pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe kërkon garanci ligjërisht të detyrueshme që NATO do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me ish-republikat sovjetike të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. /Telegrafi/