Me aq sa e njoh historinë, nuk më rezulton që në ndonjë vend normal të jenë ndërruar përnjëherë tetë ministra të qeverisë dhe kjo të jetë paraqitur nga Kryeministri jo si shenjë krize politike, por si tregues i suksesit në punë të ministrave të shkarkuar. Në vende demokratike jo që jo, por as në ato që quhen regjime, nuk kam dëgjuar të ndodhë një gjë e tillë, pa i futur regjimit epitetin “grotesk” nga prapa. Sepse me këtë logjikë i bie që i pari që do të duhej të shkarkohej për meritat e tij të mëdha duhet të ishte Kryeministri. Jo, jo, kjo mund të ndodhë vetëm në një regjim ku njeriut që është në krye i ka marrë koka erë, d.m.th. ka lajthitur fare dhe prandaj ministrat nuk i trajton si ministra, por si kuaj.
Dikujt mund t’i shkojë ndërmend se po heq një paralele midis Kryeministrit dhe Kaligulës, që emëroi senator kalin e tij, për t’u tallur me gjithë të tjerët. Jo, jo, nuk kisha parasysh kalin e Kaligulës, ndonëse nuk e mohoj se e kam një përçmim dhe neveri të pamasë për ministrat e shkarkuar, që deri ditën e fundit në detyrë nuk reshtën së bëri keq. Krahasimi i ministrave me kuaj më erdhi kur lexova deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se shkarkimi i tyre bëhet për të shtuar shpejtësinë e karvanit, që ai të ecë edhe më shpejt, si dhe komentin e tij se sa më shpejt ecën karvani, aq më shumë lehin qentë.
Duke e menduar si të lajthitur, mendimi i parë që më erdhi ishte se lehja e qenve i jep Kryeministrit një kënaqësi të paparë dhe prandaj, që ai të mund të provojë këtë kënaqësi të parezistueshme, duhen kuaj të freskët që të shtojnë shpejtësinë e karvanit sepse këta që ishin, janë të lodhur. Do të thoni ju të dashur lexues, po Kryeministri që duhet të konsiderohet kali më i fuqishëm i karvanit, si ka mundësi që nuk është lodhur?
Këtu më duket se duhet t’i bëj një përshkrim më të detajuar karvanit. Qeverinë duhet ta imagjinojmë si një karrocë lokomotivë që tërheq e udhëheq karvanin pas saj. Kjo karrocë vërtet tërhiqet nga kuajt, por Kryeministri nuk është kryekali, por karrocieri që ka për detyrë të fshikullojë kuajt që ata të ecin sa më shpejt, mundësisht të fluturojnë. Sepse, siç e thashë, nuk jemi në një demokraci ku Kryeministri konsiderohet i pari ndër të barabartët, apo “primus inter pares” siç i thonë latinisht, por në një regjim të lajthitur.
Por, problemi ynë kryesor nuk është nëse jemi regjim apo demokraci. Problemi kryesor është: për ku po vrapon karroca me kaq shpejtësi dhe ku po na çon? Nëse do të nisemi nga fakti se karrocieri i konsideron suksese ato që ka arritur gjatë vitit 2018 dhe kërkon ta rrisë shpejtësinë e këtyre sukseseve, atëherë, duke pasur parasysh se suksesi më i madh që ka arritur gjatë vitit që sapo shkoi është rritja e shpejtësisë së vjedhjeve (me koncesione, me tenderë me bashkëpunim me krimin e organizuar dhe të çorganizuar) i bie që vjedhja të jetë drejtimi për kah po shkojmë.
Pra, megjithëse shpejtësia e karrocës është rritur aq shumë saqë njerëzit kanë zbritur prej karvanit dhe janë nisur për jashtë shtetit, duke ua lehtësuar peshën e tërheqjes kuajve, karrocieri nuk është i kënaqur. Ai do të vjedhë edhe më shumë, edhe më shpejt, edhe më lart. Prandaj, i duhen kuaj të freskët. Dikush do më thotë se kjo s’ka lidhje me çmendurinë, po me hajdutërinë e një tufe rrufjanësh të pacipë. Sipas meje, edhe kleptokratët kanë një pjesë racionale, me të cilën planifikojnë në detaje vjedhjet e tyre, por kanë edhe pjesën e çmendur që i bën të mos jetojnë dot pa vjedhur. Po merreni si të doni karrocierin tonë, si rrufjan të pacipë apo si të çmendur. Nuk kemi kohë t’i bëjmë diagnozën. Duhet të nxitojmë të shkëpusim karvanin tonë nga karroca e tij dhe pastaj në djall të shkojë me gjithë kuaj, se përndryshe nuk dihet se në ç’greminë do të përfundojmë. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre