Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin, si dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.
Ata u shprehën të vendosur të vazhdojnë grevën derisa të merren parasysh dhe të plotësohen të gjitha kërkesat.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, njëherësh anëtar i Bordit, Shyqyri Sadiku, ka bërë të ditur për KosovaPress se të gjitha punët në Trepçë janë ndërprerë, përveç vendeve kyçe ku po jepet kujdestari në mënyrë që të mos rrezikohet miniera dhe pikat vitale të saj.
Sipas tij, edhe minierat e Artanës dhe Kishnicës kanë ndërprerë punën në shenjë solidarizimi me minatorët e Stantërgut. Ai potencoi se minatorët kanë kërkuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me anëtarët e Bordit të Trepçës, por deri tani s’ka ndonjë përgjigje.
“Sot ka qenë afati i fundit, minatorët kanë kërkuar që të fillojë greva e përgjithshme. Arsyet janë të shumta, kërkesat janë të qarta, ndërsa janë të njoftuara të gjitha institucionet për kërkesat tona… Për momentin vetëm vendet kyçe ku jepet kujdestaria që do të thotë se nuk jemi duke rrezikuar minierën dhe objektet vitale. Jemi duke i mbikëqyrur dhe duke i ruajtur, ndërsa të gjitha punët tjera në Trepçë janë ndërprerë… Të gjitha minierat e Kosovës për momentin janë në grevë, miniera e Artanës dhe Kishnicës edhe ata i janë bashkangjitur grevës tonë dhe të gjitha njësitë tjera të Trepçës që janë poshtë ju kanë bashkangjitur…Ne nuk kemi nevojë me mbajt grevë sepse gjithsesi që shkaktojmë humbje vetes dhe shtetit të Kosovës. Ne po presim që të reflektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast minatorët kanë kërkuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me Bord in e Trepçës, deri tani askush nuk ka konfirmuar ardhjen dhe ne jemi në pritje”, ka thënë Sadiku.
Zenel Hyseni, minator, u shpreh i vendosur se pa u plotësuar kërkesat e tyre, ata nuk do të punojnë.
“Kemi kërkesat tona, ato dihen, kemi dhënë afat që disa herë dhe tash jemi të vendosur, pa u plotësuar kërkesat tona, ne nuk do të punojmë më”, tha ai për KosovaPress.
Ndryshe, minatorët gjatë muajit të kaluar kishin mbajtur për dy ditë rresht grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës dhe kërkesat tjera, si ligjin për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligjin për invalidë, sigurimin shëndetësor, etj., duke paralajmëruar kështu grevë të përgjithshme në rast të mos përmbushjes së kërkesave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes