Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, është rikthyer në fushë me asistim te Besiktasi, pas pushimit në ndeshjen me Goztepe, ku ekipi i tij u mbposht.

Sot, Rashica u aktivizua titullar në përballjen kundër Kayserispor, pjesë e ndeshjes së mbetur të xhiros së parë të Superligës së Turqisë.


Besiktasi fitoi me rezultatin 4-0, ndërsa Rashica kontribuoi direkt me asistim në golin e katërt të realizuar nga Rafa Silva në minutën e 58-të.


Me këtë gol, Rafa Silva kompletoi het-trikun pasi kishte shënuar më parë në minutat e 15-të dhe 32-të. Tammy Abraham realizoi golin e tretë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Rashica luajti gjithë takimin, ndërsa te Kayserispor aktivizimi i Indrit Tucit zgjati deri në fund të ndeshjes.

Milot Rashica në aksion

Pas pesë ndeshjeve, Besiktasi ka grumbulluar 9 pikë, duke konfirmuar formën me luhatje në startin e sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app