LAJMI I FUNDIT:

Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s

Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s

Përgatitja e nismës për kandidimin e ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e cila mbështetet nga nëntë anëtarë të Aleancës, përfshirë edhe Turqinë, është duke u zhvilluar, njofton portali turk Firtina Haber, duke iu referuar burimeve të larta diplomatike nga disa anëtarë të aleancës ushtarake.

“Ne kemi parë draftin joformal mbi të cilin po punojnë diplomatë nga nëntë anëtarë të NATO-s, të cilët synojnë ta propozojnë Gjukanoviqin për një pozitë të lartë në NATO ndërsa arsyetimi mjaft i detajuar”, shkruan mediumi turk.

Gjukanoviq, sipas portalit, është njeriu që luajti rol vendimtar në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO deri në anëtarësimin e plotë në vitin 2017.


Mediat turke shkruajnë se vlerësimi politik tek këto nëntë vende anëtare të NATO-s është se një kandidat nga Evropa Lindore ka shanse të mëdha për t’u bërë zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s, sepse pozicioni kryesor në Aleancë do t’u caktohet sërish anëtarëve “të vjetër” të Aleancës.

Një proces kompleks kandidimi, lobimi, pazaresh dhe lëshimesh është duke u zhvilluar brenda NATO-s në lidhje me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ri.

Ky proces po hyn dalëngadalë në fazën përfundimtare, pasi më 1 tetor skadon mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual, Jens Stoltenberg, i cili tashmë është zgjatur një herë.

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Uashington në muajin korrik duhet të jetë vendi ku pak a shumë do të finalizohet marrëveshja mes anëtarëve të NATO-s për Sekretarin e ri të Përgjithshëm.

Është thuajse e sigurt se kryeministri i fundit liberal i Holandës, Mark Rutte, pritet të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës. Për momentin, 29 nga 32 anëtarë janë prapa kandidaturës së Rutte, sigurisht vota më e rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka gjasa që ky cikël zgjedhor të kënaqë ambiciet e evropianolindorëve për të pasur përfaqësuesin e tyre në pozicionin më të lartë civil në Aleancë, por ka vend që ata të kënaqen me një pozicion më të ulët, por ende mjaft me ndikim në Aleancë në vend të pozicioni numër një.

Në pesë vitet e mëparshme, postin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s e mbante ish-kreu i diplomacisë rumune, Mircea Joan.

Duke qenë se nuk ka thuajse asnjë paqartësi për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe se tashmë i është hapur rruga drejt pozicionit të lartë në NATO për Mark Rutte, gara për postet e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe njëkohësisht për poste të tjera të larta në grupin e ri drejtues, po bëhet shumë më interesant. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Evropa
Arrestohet miliarderi francez

Arrestohet miliarderi francez

Evropa
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Evropa
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Evropa
Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Turqia
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Kalo në kategori