LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Qëllimi i Francës është që bisedimet të jenë të ngadalta

Milloshoski: Qëllimi i Francës është që bisedimet të jenë të ngadalta

Deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milkoshoski, për “TV 24” sonte njoftoi se, sipas njohurive të tij, Franca planifikon të propozojë një metodologji të re për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Për herë të parë do të kemi negociata që mund të jenë të reversible, domethënë të kthyeshme. Tani Franca, për mendimin tim, do të propozojë një metodologji të re që do të ketë shtatë faza me standarde të qarta, duke zëvendësuar 35 kapitujt. Qëllimi është që negociatat të jenë më të ngadalta, më të rrepta dhe në fund të fundit që anëtarësimi të mos jetë aq i shpejtë. Unë pres që Maqedonia dhe Shqipëria të negociojnë për nëntë deri në dhjetë vjet”, tha Milloshoski./Telegrafi/