LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Letra e ambasadorit amerikan drejt gjykatësve është skandal diplomatik

Milloshoski: Letra e ambasadorit amerikan drejt gjykatësve është skandal diplomatik

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në seancën për pyetjet e deputetëve tha se letra e ambasadorit amerikan Jess Baily është skandal diplomatik.

“A ndjehet i shqetësuar Zaev pas letrës së Bailyt deri tek kryetarët e gjykatave, në të cilën kërkohet që ambasada mos të përdoret si burim për marrjen e vendimeve”.


“Ky është skandal diplomatik. Ambasadori amerikan kërkon të mos keqpërdoret emri i tij, lidhur me montimin e proceseve gjyqësore. Si kryeministër a do të kërkoni hetim për gjykatësit që kanë keqpërdorur autorizimet”, tha Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa për këtë u përgjigj edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se për këtë çështje është njoftuar nga mediumet. Ndërsa shtoi se i ka kërkuar këshilltarit të tij që të ketë takim me Jess Bailyn.

“Pasi kjo është vërejtur nga miqtë strategjik të Maqedonisë, atëherë është sinjal se duhet të merren masa. E kuptoj mesazhin, askush nuk mund të thotë se ka pasur informacione nga ambasadat e huaja”, tha Zaev.

Ndryshe, dje disa mediume njoftuan se ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, ju ka shkruar letër gjykatësve të Penales, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, prej të cilëve ka kërkuar që të mos keqpërdoret emri i tij gjatë marrjes së vendimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori