eksperti-banner

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Milloshev, thotë se "Masat që vendosëm për të menaxhuar me coronavirusin ishin në drejtim të mirë, në kohë dhe në organizim të mirë, dhe gjithë kjo dha rezulatet të mira.

"Në bashkëpunim me punonjësit në entet shëndetësore vendosëm themelet në fllim që ishin shumë restriktive, por arritën rezultatet e pritore. Në çdo moment i ndoqëm trendet e shteteve tjera dhe i shqyrtojmë skenarët pozitiv dhe negativ", tha Milloshev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shprehet se janë të kënaqur nga rezultatet duke shpresuar se do të vazhdojë të shkojë kështu situata me coronavirusin, me ulje të numrit të të infektuarve.

Sipas të dhënave të fundit në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë numri i të diagnostifikuarve është 1.694, numri i të shëruarave është 1.229, numri i të vdekurve është 95, kurse momentalisht në vend ka 370 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/