LAJMI I FUNDIT:

Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë – mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit

Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë – mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit

Luftëtarët arabë të Sirisë të mbështetur nga Turqia vranë të paktën dy të burgosur kurdë të shtunën, njëri prej tyre të shtrirë në tokë me duar të lidhura pas shpinës, shkruan “The New York Times”, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit amerikan, një video që kapi njërën nga vrasjet tregon dy nga luftëtarët e grupit të mbështetur nga turqit duke qëlluar me plumba në distancë të largët një burrë me duart e lidhura ndërsa kolegët e tyre bërtasin “Zoti është i madh!”.


Siç thuhet tutje, i burgosuri i dytë që u vra shfaqet në video i gjallë dhe i veshur me një uniformë ushtarake, por ai mungon nga postimi i mëvonshëm në mediat sociale të grupit.

Skenarët e mundshëm të një beteje midis Turqisë dhe kurdëve, aleatëve për një kohë të gjatë të Uashingtonit – pas tërheqjes së ushtrisë amerikane
Lexo po ashtu Skenarët e mundshëm të një beteje midis Turqisë dhe kurdëve, aleatëve për një kohë të gjatë të Uashingtonit – pas tërheqjes së ushtrisë amerikane

“Djali në veshjen ushtarake u neutralizua”, citohet të ketë thënë Al-Harith Rabah, një aktivist mediatik me luftëtarët arabë që ishte në vendin e ngjarjes.

Dhe siç vlerëson “The New York Times”, vrasja e dy robërve kurdë nga luftëtarët arabë – një krim i mundshëm i luftës – është një tregues i urrejtjeve etnike të ndezura që vijnë në vazhdën e tërheqjes së forcave amerikane të presidentit amerikan Donald Trump nga zona.

Një masë e tillë vlerëson mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi, hapi rrugë për një inkursion ushtarak turk në një zonë veriore kufitare të Sirisë që synonte rrënjosjen e milicisë së udhëhequr nga kurdët që kishte qenë forca tokësore kryesore e aleatëve amerikanë që ndihmonin në mundjen e Shtetit Islamik.

Të shtunën, siç bëhet e ditur tutje, Turqia dhe luftëtarët e saj sirianë vendosën një bazë në një qytet strategjik kufitar Sirian, Ras al-Ain, dhe u mblodhën për të filluar një sulm kundër një tjetër qyteti, Tel Abyad, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe një zëdhënësi të luftëtarëve të mbështetur nga Turqia.

Gjithashtu thuhet se armiqësitë e reja kanë shpërngulur të paktën 100,000 njerëz dhe kanë ndezur frikën se dhjetëra mijëra luftëtarë të ISIS dhe të afërmit e tyre të mbajtur nga kurdët mund të shpëtojnë nga kampet dhe burgjet e tyre.

“The New York Times” shkruan tutje se të dy robërit u vranë të shtunën herët pasi grupi militant Ahrar al-Sharqiyeh, i cili kishte hyrë në Siri nga Turqia, mori kontrollin e një rruge kryesore përmes territorit dhe filloi të ndalonte makinat që kalonin, sipas z. Rabah, aktivisti për media.

Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?
Lexo po ashtu Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?

Gjithashtu i vrarë në një rrugë kryesore përmes territorit ishte Hervin Khalaf, kreu i një partie politike kurde. Zyrtarët kurdë akuzuan luftëtarët arabë me aleatë turq se sulmuan makinën e saj, një akuzë që një zëdhënës i luftëtarëve arabë e mohoi.

Rabah tha që grupi vrau nëntë luftëtarë kurd, pa specifikuar nëse të dy të burgosurit ishin në mesin e tyre.

Kur u pyet për videon që tregon luftëtarët me aleatë turq që qëlluan të burgosurit, Rabah u nervozua dhe tha që ai ishte duke u përpjekur t’i ndalonte ata të qëllonin.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori