LAJMI I FUNDIT:

Milionerja tajlandeze gjendet e betonuar brenda frigoriferit, nga llogaria e saj bankare është zhdukur një shumë e majme e parave – të gjithë janë vënë pas një personi

Milionerja tajlandeze gjendet e betonuar brenda frigoriferit, nga llogaria e saj bankare është zhdukur një shumë e majme e parave – të gjithë janë vënë pas një personi

Milionerja nga Tajlanda, Wannee Jiracharoenying, 58-vjeçe, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj e ngrirë brenda frigoriferit.

Për herë të fundit ajo është parë më 18 tetor, kur kishte realizuar një vizitë në pjesën veriore të vendit, transmeton Telegrafi.

E pasi që nuk i është përgjigjur mesazheve, vëllai i saj i brengosur Vorafan, 59-vjeç udhëtoi në atë rajon me shpresën se do ta gjejë.

Megjithatë, trupi i saj është gjetur vikendin e kaluar brenda një frigoriferi e mbi ishte hedhur beton.

Në anën tjetër është duke u hetuar rastit nga autoritetet e sigurisë dhe kanë pranuar se janë vënë pas një miku të saj i njohur vetëm si Om. Ndërkohë thuhet se edhe ai është zhdukur.

Përveç kësaj, nga llogaria bankare e viktimës raportohet se është marrë një sasi e madhe e parave, si dhe janë zhdukur vetura dhe kartelat e bankës.

Mediat lokale raportojnë se Om do të mund të kishte informacione mbi atë se çfarë ka ndodhur me milioneren, që kishte dhuruar qindra mijëra euro për bamirësi.

Madje janë duke u kontrolluar pikat kufitare nga frika se mund të ketë ikur nga vendi.

“Nga zyrtarët e bankës e kemi kuptuar se është tërhequr një shumë e madhe e parave pas vdekjes së saj. Kur familja humbi kontaktet me të, dikush kishte tërhequr paratë nga tre bankomatë të ndryshëm,. Deri më tani janë tërhequr rreth 35 mijë euro”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i saj është gjetur, pasi një fqinj ishte ankuar për erën e keqe që vinte nga apartamenti i saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori