Në gjithë botën po hapen miliona vende të reja pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore.
Edhe në Gjermani po shtohen panelet diellorë dhe firmat kanë nevojë për punëtorë të rinj.
“Puna më jep shumë kënaqësi, jam i entuziazmuar dhe mësoj shumë”, thotë Fabian Rojas.
Që nga tetori i vitit të kaluar argjentinasi 26-vjeçar punon në një firmë pranë Kolnit, që monton panele diellorë në çati dhe ka katër punonjës.
Shefi i firmës Rene Hegel e punësoi inxhinierin argjentinas, i cili në atë kohë ndodhej për vizitë në Gjermani. Kështu mund të përballohet një pjesë e kërkesës, e cila ka rritje të shpejtë.
“Ne kemi shumë kërkesa, unë shkruaj të paktën gjashtë oferta në javë dhe kemi porosi për katër deri në pesë muajt e ardhshëm. Klientët duan të prodhojnë vetë energji elektrike, të ngarkojnë makinat elektrike me të dhe të ulin konsumin nga rrjeti. Kjo ndihmon për mbrojtjen e klimës”, tregon Rojas.
Ai bisedon me klientët, planifikon sistemet dhe nganjëherë ndihmon për montimin e tyre në çati. Shefi i tij shet që nga viti 2008 impiante për shfrytëzimin e energjisë diellore.
“Fabiani mëson shumë shpejt, Muajt e ardhshëm ai do të fitojë më shumë përvojë praktike, atëherë gjërat do të shkojnë edhe më mirë”, thotë Hegel.
Gjermania kërkon punëtorë
Hegeli dëshiron të punësojë punonjës të tjerë, sepse kërkesa po rritet. Pas një bumi si pasojë e ligjit për energjitë e rinovueshme në fillim të viteve 2000, energjia diellore pësoi një rënie pas vitit 2012 dhe tani po përhapet sërish.
Në vitin 2020 në Gjermani u instaluan sisteme të energjisë diellore me një fuqi prej gjithsej 5 Gigavat (GW), tendenca është në rritje. Sipas studimeve për të përmbushur objektivin e 1.5 gradëve zgjerimi do të duhet të rritet gjashtëfish në 30 GW në vit.
“Për këtë në industrinë solare nevojiten gjithnjë e më shumë punëtorë”, thekson edhe Günther Haug, menaxher në BayWa.
Kompania me seli në Munich ndërton parqe të mëdha për energjinë e diellit dhe të erës në të gjithë botën. Ajo po zgjerohet. Në vitin 2017, BayWa kishte 1,100 punërorë sot ajo ka 2,700.
“Ne kërkojmë specialistë për zhvillimin e projekteve, inxhinierë, ekspertë financiarë dhe njerëz të trajnuar teknikisht për mirëmbajtjen. Për të gjetur dhe mbajtur personelin ne i përgatisim vetë ata, sepse ka shumë pak punëtorë të kualifikuar”, thotë Haug.
“Momentalisht në Gjermani ka rreth 50 mijë vende pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore”, thotë Volker Quaschning, profesor për energjitë e rinovueshme në HTW në Berlin.
Shumë vetë kërkonin punë të reja për shkak të krizës së koronës.
“Ne duhet të veprojmë tani me zgjuarsi, të fillojmë programe trajnimi, për të pasur sa duhet punëtorë të kualifikuar. Përndryshe tranzicioni energjetik do të dështojë për shkak të mungesës së personelit”, thotë Quaschning.
Miliona vende pune në industrinë e energjisë diellore
Në vitin 2019, në mbarë botën rreth 11.5 milionë vetë punonin në fushën e energjisë së rinovueshme, më shumë se një e treta e tyre në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore. Kështu thuhet në një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA).
Sipas IRENA-së, investimet për stimulimin e ekonomisë dhe tregut të punës pas pandemisë COVID-19 duhet të shfrytëzohen duke pasur prioritet tranzicionin energjetik.
“Ne vlerësojmë faktin që çdo dollar këtu krijon tri herë më shumë vende pune sesa në sektorin e energjive me lëndë fosile. Gjithnjë e më shumë vendimmarrës politikë kuptojnë potencialin e këtyre vendeve të punës”, thotë drejtori i përgjithshëm i IRENA-së, Francesco La Camera.
Momentalisht në gjithë botën janë instaluar impiante solare me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 850 GW. Ata prodhojnë energji elektrike sa rreth 190 centrale bërthamorë. Energjia diellore është momentalisht më e lira, kështu që studiuesit presin që ajo të zërë vend si burimi më i rëndësishëm i energjisë në botë.
Studimet supozojnë, se për një furnizim global me energji neutrale ndaj klimës nevojiten rreth 60 mijë GW energji diellore. Për këtë në dekadën e ardhshme industrisë do t’ì duhen më shumë se 60 milionë punëtorë për prodhimin e moduleve, montimin dhe mirëmbajtjen e impianteve.
Me kuriozitet për punën e re në sektorin e energjisë
Inxhinieri Rojas është magjepsur nga energjia e diellit dhe e erës dhe teknologjitë e reja për kursimin e energjisë. Ai rregullisht shkëmben mendime mbi këto tema me një mik argjentinas, i cili ndërton sisteme diellore në SHBA.
“Energjia diellore nevojitet në mbarë botën dhe prandaj kudo kërkohen njerëz të kësaj fushe”, thotë Rojas.
Kjo vlen për Evropën, ashtu edhe për Azinë dhe vendlindjen e tij Amerikën e Jugut.
Rojas rekomandon iniciativë personale për të gjithë ata, që duan të punojnë në këtë sektor.
“Informohuni, bëni një praktikë dhe për fat të mirë ka shumë informacione në internet”, rekomandon ai.
Në sektorin solar ai sheh shumë mundësi për të punuar në pjesë të tjera të botës dhe për të transmetuar dijen e tij.
“Ku i dihet. Le të shohim kush tjetër do të trokasë në derë”, përfundon Rojas. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania