LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Jack Ma: Nëse dëshironi jetë të thjeshtë, mos u bëni lider

Miliarderi Jack Ma: Nëse dëshironi jetë të thjeshtë, mos u bëni lider

Sa i përket lidershipit, ju asnjëherë nuk ndaloni së rrituri e zhvilluar.

Ka ditë ku jeni duke shkëlqyer, e ka disa tjera ku nuk jeni as afër. Prandaj është e rëndësishme që tërë kohën të zhvilloheni dhe të përmirësoheni në aspektin e udhëheqjes, transmeton Telegrafi.

Së fundmi CEO-ja i Alibabës, Jack Ma, ka dhënë një fjalim brilant, ndërkaq perspektiva e tij vërtet se do t’ju pëlqejë.

Duhet të dashuroni

Ma ka folur për tri lloje të inteligjencës që ju nevojiten si lider – IQ (inteligjenca normale), EQ (inteligjenca emocionale) dhe LQ (inteligjenca e dashurisë).

Kjo e fundit nënkupton se duhet ta dashuroni ekipin tuaj dhe punën që jeni duke e bërë bashkë, për shkak se duke u zhvilluar dhe duke u bërë bota më intensive, duhet të ketë qëllim më të madh sesa veç ajo çfarë ndodh në zyre çdo ditë.

Në nivelin praktik, ju duhet ta duani ekipin sepse jetët e tyre janë në duart tuaja.

Të qenit kryesori nuk është diçka argëtuese

Jack Ma është lideri i dhjetëra mijërave punëtorëve. Ndonëse ai e bën këtë punë të duket e lehtë, jeta e tij nuk është.

Ai e ka thënë shumë bukur: “Nëse dëshironi që të keni jetë të thjeshtë, ju nuk duhet të bëheni lider”.

Në momentin që diçka shkon gabim, lideri duhet të jetë i gatshëm për ta rregulluar qoftë nëse është ora 6 e mëngjesit në ditën e diele, apo edhe nëse jeni në festën e ditëlindjes së nënës.

Duhet t’i nxitni njerëzit…

Kur është fjala për zgjidhjen e problemeve vërtet të vështira, ma ka një thënie shumë të mahnitshme: “Dita e sotme është e vështirë. E nesërmja do të jetë edhe më keq. Por dita pas asaj do të jetë e bukur. Shumica e talentit tuaj nuk do të mbijetojë pas ditës së nesërme”.

Si një lider, ju duhet t’i inspironi njerëzit përgjatë atyre kohërave të vështira: duhet t’i inspironi të jenë këmbëngulës, të mos heqin dorë dhe të jenë vizionarë, në mënyrë që të arrijnë deri te ditët e bukura.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori