LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi amerikan pagoi udhëtim në Disneyland për 1,200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre

Miliarderi amerikan pagoi udhëtim në Disneyland për 1,200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre

Biznesmeni amerikan Ken Griffin i ‘qerasi’ punonjësit e tij në një udhëtim në Disneyland, për të festuar përvjetorin e kompanisë.

Themeluesi i Citadel LLC, një fond mbrojtës shumëkombësh, ftoi 1200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre të shijojnë Disneyland Tokio.


Ai mbuloi të gjitha shpenzimet – udhëtimin, biletat e parkut tematik dhe pagoi për sigurinë e fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, 55-vjeçari pagoi për koncertet private të Maroon 5 dhe Calvin Harris për punonjësit e tij.

Kjo nuk është hera e parë që miliarderi nderon stafin e tij.

Vitin e kaluar ai i mori ata në një udhëtim treditor në Walt Disney World dhe pagoi për disa koncerte, duke ofruar ushqim dhe pije.

Ndryshe Ken Griffin zotëron gjithashtu Citadel Securities, një nga prodhuesit më të mëdhenj në tregun amerikan.

Pasuria e tij vlerësohet në 35.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/