Gjiganti italian Milan ka marrë rrugë për në Kosovë.

Rossonerët do të jenë për herë të parë të pranishëm në vendin tonë Kosovë.


Kuqezinjtë e Giampaolos do të luajnë ndeshje miqësore me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikeli.

E me skuadrën e Milanit për në Kosovë ka marrë rrugë edhe legjenda e këtij klubi, Paolo Maldini.

68475688 2404687859804781 4648950271378980864 n

Ka qenë faqja zyrtare e Milanit në Instagram, që ka postuar disa foto në ‘Insta Story’, ku shihen kuqezinjtë duke u nisur.

Takimi mes Feronikelit dhe Milanit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Kujtojmë që kjo ndeshje pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi interesimi për ta parë gjigantin italian nga afër është jashtëzakonisht i madh.

67974453 1762950937181972 85350981675515904 n

Në rast se tifozët nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë, këtë takim mund ta shohin televizionin më atraktiv në vend, RTV Dukagjini që ka një mbulim special për këtë super sfidë. /Telegrafi/

68256167 1314062978744086 2713848409659277312 n

telegrafi sport app