LAJMI I FUNDIT:

Milani intensifikon bisedimet për transferimin e Lukakut

Milani intensifikon bisedimet për transferimin e Lukakut

Milani thuhet se është në bisedime me Chelsean për të marrë Romelu Lukakun, edhe pse Antonio Conte e dëshiron atë në Napoli.

Reprezentuesi belg luajti dy herë për rivalët e tyre të përhershëm, Interin , më pas e kaloi këtë sezon si huazim te Roma, por nuk është pjesë e planeve të ardhshme në Stamford Bridge.

Ai është i etur të kthehet në Serie A edhe një herë dhe supozohej se kjo do të ishte për Napolin, ku ai mund të ribashkohej me ish-trajnerin e tij të Interit, Conte.


Gjiganti tjetër italian rivalizon Napolin për Lukakun
Lexo po ashtu Gjiganti tjetër italian rivalizon Napolin për Lukakun

Në vend të kësaj, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, pretendon se ka pasur kontakte të reja mes Chelseat dhe Milanit për Lukakun, me kuqezinjtë që planifikojnë gjithashtu një takim me rrethin e lojtarit për të diskutuar kushtet personale.

Napoli nuk është në gjendje të bëjë ndonjë shtytje për një sulmues të ri derisa Victor Osimhen të gjejë një blerës, kjo është arsyeja pse ata thuhet se e ulën çmimin e kërkuar në 100 milionë euro për reprezentuesin nigerian.

Transferimi i Lukakut në Milan do të ishte një vendim shumë i diskutueshëm, veçanërisht duke marrë parasysh të kaluarën e tij në Inter dhe përplasjet që pati me ish-lojtarin – tani drejtor klubi – Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori