Milani ‘ëndërron’ ta transferojë këtë verë yllin e Liverpoolit

Milani pritet që të konkurrojë me Napolin për të siguruar shërbimet e yllit të Liverpoolit, Darëin Nunez.
Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, ‘Rossonerët’ janë lidhur me një lëvizje të mundshme për uruguaianin, pasi ata po synojnë transferimin e një sulmuesi qendror i cili garanton gola.
Kjo situatë ka bërë që të krijohet një betejë mes Milanit dhe Napolit, pasi edhe Antonio Conte thuhet se është tifoz i lojtarit.
Me ardhjen e Florian Wirtz i cili mund të luajë edhe rolin e një sulmuesi qendror, kjo vjen si kërcënim për Nunez dhe rrit gjasat që ai eventualisht të largohet.
Paga vjetore e sulmuesit prej 4.7 milionë eurosh në vit po konsiderohet si tejet e shtrenjtë për klubet italiane, por jo pengesë shumë e madhe për ta parandaluar transferimin e tij.
Nunez ka shfaqur disa momente të mira gjatë tri viteve të kaluara tek Liverpooli deri më tani, por ka dëshmuar mungesë konsistence dhe nuk ka arritur që të tregojë pse klubi shpenzoi 85 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.
Uruguaiani ka realizuar 40 gola në 143 ndeshje të zhvilluara me Liverpoolin./Telegrafi/













































