LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria (Video)

Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur rreth vendimit të Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe për Samitin e Parisit.

Zeka ka thënë se masa e vendosur nga Qeveria e Kosovës duhet të hiqet.


“Taksa duhet të hiqet – kjo është kërkesë e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e presidentit francez, Emmanuel Macronn dhe e SHBA-së.
Mendoj që taksa do të hiqet para Parisit, ose do të bjere qeveria”, ka thënë deputeti Zeka.

Zeka: PDK dhe LDK janë dy partitë që e kanë shkatërruar Kosovën (Video)
Lexo po ashtu Zeka: PDK dhe LDK janë dy partitë që e kanë shkatërruar Kosovën (Video)

Tutje Zeka ka pohuar se nuk do të jetë e nevojshme që qeveritarët t’i harxhojnë paratë e taksapaguesve në Samitin e Parisit, nëse nuk do të hiqet taksa.

Ai ka theksuar se Kosova ka tema serioze me Serbinë siç është fati i të pagjeturve.

Deputeti Zeka ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se vota e tij do të jetë pro mocionit të opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori