Miku i ngushtë dhe parukieri i Rita Orës, James Brown, konfirmoi të mërkurën se ajo është martuar me Taika Waititin.
Floktari nga Londra, 53 vjeç, publikoi një fotografi me këngëtaren 31-vjeçare në InstaStory, ku shkruante në mbishkrimin e saj: “Urime zonja Waititi Ora”.
Të hënën në mbrëmje u raportua se Rita u martua me regjisorin Taika, 46 vjeçar, në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar mbiemrin, shkruan DailyMail.
Në fotografinë e publikuar nga James, dyshja pozuan së bashku për një ‘selfie’ të ëmbël ndërsa Rita i vuri dorën mbi supin e tij.
Ajo dukej elegante në fotografi, e veshur me një bluzë të zezë dhe një palë vathë floriri, ndërsa James mbante veshur një bluzë të grisur dhe syze të mëdha.
Ai gjithashtu etiketoi dy yjet në postimin e tij përpara se të shkruante ‘të dua’ së bashku me një emoji me zemër të kuqe.
Rita u martua me Taikan në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve të së hënës.
Ylli thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Interpretuesja e hitit “Your Song” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë ishin kurorëzuar.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre.
Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.
Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shohin se sa të dashuruar janë marrëzisht”.
“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë dhe vallëzim të madh për dasmën”, shtoi burimi.
Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, ku thuhet se ka punuar me kompozitorin e famshëm Rollo, për të sjellë një bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit